Reshje dëbore në Dibër, nuk ka probleme në akset rrugore

January 4, 2025
1 minut lexim

Reshje shiu pa pasur përgjatë gjithë natës në qarkun e Dibrës.

Në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje të dobëta dëbore, deri në 500 metra. Në zonat mbi 1 mijë metra ka pasur reshje dëbore.

Trashësia në zonën e Kalasë së Dodës, Lurës, Selishtës, Martaneshit dhe zona e Gollobordës arrin në mbi 20 cm. Sa u përket rrugëve nacionale nuk ka pasur probleme janë të gjitha të kalueshme.

Bypassi i Murrizit nuk ka mbajtur borë dhe kalimi është normal. Akset Peshkopi – Kukës dhe Peshkopi – Librazhd janë të kalueshëm pa probleme.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sot varrosen viktimat e familjes Arsllani

Story i radhës

Juristi tregon se cili do të jetë vendimi i Supremes: Vetëm në këtë formë, Lista Serbe shpallet si organizatë terroriste

Të fundit nga

ShkoLartë