Reshje dëbore gjatë mbrëmjes në zonat e thella të Veriut, ja në cilat akse rrugore janë të prekura

Reshjet e dëborës kanë vijuar gjatë mbrëmjes në zonat e thella të veriut.

Në akset e Lotit 1, Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth ka reshje shiu dhe në lartësitë mbi 900m ka reshje bore.

Borëpastrueset po punojnë për mbajtjen e rrugëve të hapura.

Njëkohësisht ka pasur edhe rënie gurësh e inertesh nga shpatet e maleve, por më pas janë pastruar.

Deri më tani rrugët janë të kriposura dhe të pastruara, për këtë arsye nuk ka probleme në qarkullim në asnjë prej akseve në veri.

Story i mëparshëm

Avokati serb flet për planin e atentatit ndaj Kurtit: Kur vjen puna te ekzekutimi i një…

Story i radhës

Hulumtim rreth raportimit të medieve serbe – mbi 90 për qind e lajmeve pozitive për Vuçiçin dhe Rusinë

Të fundit nga