Maqedonia gjatë fundjavës është përfshirë nga një ciklon i fuqishëm që ka sjellë mot të ftohtë dhe reshje bore.
Bora ka filluar të bjerë në vendet malore dhe në qendrat e skijimit që nga pasditja, ku tashmë është formuar edhe mbulesë dëbore.
Përveç zonave të larta, reshje bore janë regjistruar edhe në zonat e ulëta, përfshirë edhe kryeqytetin Shkup, ku bora po bie prej pasdites.
Në Qafë Strazhë, qarkullimi i automjeteve duhet të bëhet me kujdes. Edhe pse rruga pastrohet rregullisht, mbulesa dëbore formohet shpejt, dhe drejtuesit e automjeteve raportojnë për rrëshqitje për shkak të temperaturave të ulëta dhe ngricës në asfalt. Të njëjtat paralajmërime vlejnë edhe për rrugën që të çon drejt dhe nga Mavrova.
Burimi: alfax.mk