Për ditën e mërkurë moti parashikohet me vranësira të dendura dhe intervale kthjellimesh në pjesën e dytë të ditës.
Prej orëve të para pas mesnatës e deri në orët e mëngjesit priten reshje shiu me intensitet mesatar dhe në formë shtrëngatash në veriperëndim dhe bregdetin jugor.
Në mesditë do të ketë reshje me intensitet të ulët deri mesatar ndërsa në mbrëmje reshjet do të humbin territor duke u përqendruar vetëm në veri e qendër të vendit me intensitet të ulët. Në majat e maleve si në verilindje lindje e juglindje borë e dobët.Era do të fryjë juglindje dhe veriperëndim nga mesnata deri në mëngjes e fortë dhe gradualisht me intensitet drejt rënies. Valëzimi në dete i forcës 5 dhe 6 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore 5 deri 12°C
në zona e ulëta 9 deri 16°C
në zona bregdetare 11 deri 17°C