Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e qeverisë, Trump i mbështet

December 20, 2024
1 minut lexim

Presidenti i zgjedhur Donald Trump e cilësoi “sukses” hartimin e një plani të ri për të financuar qeverinë dhe për të hequr tavanin e borxhit, një ditë përpara mbylljes së qeverisë, duke i kërkuar Kongresit që ta miratojë atë sa më shpejt, që të enjten në mbrëmje.

Postimi i zotit Trump në mediat sociale erdhi teksa republikanët thanë se kishin arritur një marrëveshje pas bisedimesh të vështira me dyer të mbyllura. Republikanët thanë se plani i ri do ta mbajë qeverinë në punë edhe për tre muaj të tjerë, do të shtojë ndihmën në rast fatkeqësish natyrore për shtetet e goditura nga uragani e të tjera, si dhe do të lejojë qeverinë të marrë më shumë hua, deri më 30 janar të vitit 2027.

“Sukses në Uashington! Kryetari Mike Johnson dhe Dhoma e Përfaqësuesve kanë arritur në një marrëveshje shumë të mirë”, shkruante zoti Trump.

Por fati i projektligjit është shumë i paqartë. Po kështu nuk dihet nëse demokratët, votat e të cilëve duket se janë të nevojshme për një paketë ligjore përballë opozitës republikane të linjës së ashpër, ishin apo jo dakord, apo nëse me ta ishin zhvilluar negociata.

Përballë rrezikut të mbylljes së qeverisë kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson ka bërë përpjekje për të përmbushur kërkesat e papritura të zotit Trump lidhur me ligjin e shpenzimeve – si dhe për të ruajtur pozitën e tij, ndërsa agjencitë janë njoftuar të përgatiten për të ndalur operacionet përpara skadimit të afatit, mesnatës e së premtes.

Zoti Trump tha më herët të enjten se zoti Johnson “do të mbetej me lehtësi kryetar” Kongresin e ardhshëm nëse ai “do të vepronte me vendosmëri dhe forcë” në hartimin e një plani të ri që parashikonte gjithashtu edhe rritje të kufirit të borxhit.

Nëse kjo nuk do të ndodhte presidenti i zgjedhur paralajmëroi se zoti Johnson dhe republikanët në Kongres do të përballeshin me probleme./VOA

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rahoveci dimëron në vendin e parë! Besa dhe Kastrioti me fitore të radhës

Story i radhës

Xheneta shpreh pëlqim për Fitimin, thotë se e do një si ai në krah

Të fundit nga

Si po lëkundet rendi liberal kudo në Perëndim

Në mbarë botën perëndimore, rendi liberal po humb terren, ndërsa partitë e qendrës së majtë përballen me sfida të mëdha nga elektorati, rivalët politikë dhe ndryshimet sistemike. Idealet dikur dominuese, si globalizimi,
ShkoLartë