Reprezentusi i Namibisë përforcon Lirinë

1 minut lexim

Liria e Prizrenit ka synimet e qarta, kërkon rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës.

Skuadra me renome nuk po kalon rezultate të mira, aktualisht renditet në pozitën e gjashtë me 11 pikë të mbledhura në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi A, tre me pak se lideri Feronikeli 74.

“Sot stërvitjeve iu bashku, Petrus Megameno, lojtar që erdhi nga skuadra Blue Water e Namibisë.

Ai, po ashtu është anëtarë i kombëtares së Namibisë.

‘Luan në anën e majtë, pozitën e mbrojtësit por dhe mesfushorit të majtë me cilësi çfarë na duhen’, tha Enis Gashi, drejtor pasë nënshkrimit me futbollistin.

Ndërsa, vetë lojtari që ka kryer teste mjekësore, pohoi se përshtypjet e para, janë impresive.

Më ka folur për ekipin dhe futbollin këtu, bashkëvendasi im Prins Tijueza, që po shkëlqen këtu e që jam i lumtur që do jeni bashkë.

Shpresoj që të arrij objektivat me Lirinë’, tha Megameno pas arritjes së marrëveshjes”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

S’ka më rritje të çmimit të bukës, qumështit dhe produkteve bazë!

Story i radhës

7 gjëra që duhet të bëni kur mbingarkoheni me punë

Të fundit nga