Reprezentuesi i Kosovës, Florian Loshaj, tregon lojë të mirë në fanellën e skuadrës polake Cracovia.
Loshaj startoi nga minuta e parë për Cracovia-n, e cila pësoi humbje në miqësore me rezultat 2:1 nga skuadra rumune Rapidi i Bukureshtit.
Loshaj shënoi gol të bukur nga gjuajtja e lirë 20 metra.
Për Rapidin shënuan Panoiu (56′), Vojtus (70′) dhe për Cracovia-n realizoi Loshaj (24′).