Pikë e madhe për Torinon në derbin e zjarrtë të qytetit!
Torino si mysafirë i rrëmbeu pikë rivalit të madh, Juventusit, duke barazuar me rezultat 1:1, në ndeshjen e javës së 26-të të Serie A.
Reprezentusi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, u paraqit standard, duke treguar lojë shumë të mirë.
Në minutën e 13-të, de Ligt shënoi për Juven, por rezultati barazohet në pjesën e dytë.
Në minutën e 62-të, futbollisti Belotti barazon rezultatin 1:1.
Juventusi është në vend të katërt me 47 pikë e Torino i dhjeti me 33 sosh. Vojvoda vlerësohet me notë 6.9 nga Faqja për statistika “Sofascore”.