Reprezentuesi i Kosovës me Schalke 04 kryesojnë në Gjermani

Reprezentuesi i Kosovës, Blendi Idrizi, u fut në lojë në minutën e fundit për ekipin e Schalke 04, por mjaftueshëm për t’ju gëzuar fitores në fushë.

Schalke ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj  Heidenheim, në takimin e javës së 29-të të Bundesliga II.

Vendasit treguan lojë shumë të mirë, duke arritur tre pikë të mëdha.

Golat i realizuan futbollistët Drexler (35′), Itakura (52′), Terodde (90+6′).

Pas javës së 29-të, Schalke kryeson me 53 pikë, pasojnë Werderi 53, St. Pauli 52 e Heidenheim zë pozitën e shtatë me 45 pikë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

ITSHKSH, PAS 23 VITEVE NË BLLACË PËRKUJTON GOLGOTËN SHQIPTARE

Story i radhës

Vlora Çitaku tregon se pse nuk flet për jetën e saj private

Të fundit nga