Drejtori i Shkollës Fillore “26 korriku” Dritan Ganiu i ka hedh poshtë akuzat e ASh-së për keqpërdorim të buxhetit të shkollës dhe se ka bërë investime në shkollë pa nevojë.
Ganiu thotë se ka punuar sipas ligjeve e riparimet kanë qenë të domosdoshme.
“Nuk është e vërtetë se fasada është e ndërruar para disa viteve, por është më shumë se 12-13 apo 15 vite dhe nuk është ndërrimi i fasadës vetëm, është lyerja e saj dhe disa sanime që kanë qenë të prishura. Në lidhje me rrethojën, siç e shihni edhe ju, këtu rrethoja nuk ka anash dhe për shkak se mos t’i vëmë rrethojë të re vetëm anash, që nuk shihet shumë, e kemi bërë edhe përpara shkollës.”,- u shpreh drejtori i Shkollës Fillore “26 korriku”, Dritan Ganiu.
Sipas Ganiut, këshilltarët e BDI-së në komunën Butel kanë votuar që të ketë revizion e të sqarohen të gjitha akuzat ndaj tij. ASh nga ana tjetër fton Komisionin për Parandalimin e Korrupsionit, Inspektoratin dhe organet e tjera kompetente që të hetojnë keqpërdorimet, që sipas tyre, bën drejtori i kësaj shkolle.