renie e prodhimit te naftes dhe gazit per shkak te sanksioneve 6285ea3d6543e

​Rënie e prodhimit të naftës dhe gazit për shkak të sanksioneve

May 19, 2022
1 minut lexim

Qeveria ruse parashikon se prodhimi i saj i naftës dhe gazit do të bjerë në vitin 2022 për shkak të sanksioneve perëndimore.

Prodhimi i naftës dhe kondensimi i naftës mund të bjerë me rreth 9% në 475.3 milionë tonë, krahasuar me 524 milionë tonë në vitin 2021, njoftoi sot Ministria ruse e Ekonomisë.

Eksportet e naftës pritet të qëndrojnë pothuajse në të njëjtin nivel në 228.3 milionë tonë, krahasuar me 231 milionë tonë në vitin 2021. Megjithatë, niveli i eksporteve për vitin 2022 pritej të ishte dukshëm më i lartë vitin e kaluar.

“Prodhimi i gazit dhe kondensimi i gazit mund të bjerë në 721 miliardë metra kub, nga 764 miliardë metra kub vitin e kaluar”, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve.

Sipas parashikimeve të Ministrisë eksportet do të arrinin në 185 miliardë metra kub në 2022, nga 206 miliardë metra kub një vit më parë, duke regjistruar një nivel më të ulët se parashikimet e fundit për vitin aktual.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

pas shume dyshimeve e polemikave sot zhvillohet ndeshja e katert mes pejes dhe trepces 6285ea0444588
Story i mëparshëm

Pas shumë dyshimeve e polemikave, sot zhvillohet ndeshja e katërt mes Pejës dhe Trepçës

VLT image 2
Story i radhës

На 20.05.2022 ВИДЕОЛОТАРИЈА почнува нова наградна игра „ИГРАЈ, СОБИРАЈ И ОСВОИ“ на 2win.mk

Të fundit nga

ShkoLartë