17
Shkup, 18 dhjetor – Monitorimi i proceseve gjyqësore, puna e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve ka treguar se gjyqësori po pëson rënie të numrit të lëndëve të zgjidhura. Gjyqet për korrupsionin u zvarritën edhe në Gjykatën Penale, ndërsa edhe Apeli është vonuar në vendimet dhe pastaj i ka kthyer në Gjykatën e Shkallës së Parë, gjë që ka krijuar hapësirë për vjetërsim të lëndëve dhe mosndëshkim.
“Vitin e kaluar kemi pasur numrin më të madh të dënimeve, por kjo ka qenë kryesisht për shkak të parashkrimit të veprave penale. Dhe këtu duhet pasur parasysh se jo të gjitha procedurat e zhvilluara para Departamentit për krim të organizuar dhe korrupsion kanë një dinamikë kaq të dobët, por se kjo zakonisht gjendet në këto raste të ekspozuara mediatikisht.”, – deklaroi drejtori ekzekutiv i koalicionit “Të gjithë për një gjykim të drejtë”, Darko Avramovski.
Për sundimin e ligjit dhe gjyqësorin e pavarur nevojitet bashkëpunim dhe solidaritet mes gjykatave, theksoi kryetari i Gjykatës Supreme, Ademi.
“Raportet e Gjykatës Supreme të RSM-së për vizitat në gjykatat më të ulëta kanë të njëjtin qëllim, që është të theksohet rëndësia e parimit të pavarësisë financiare si parakusht për pavarësinë e gjyqësorit.”, – theksoi kryetarja e Gjykatës së Lartë, Besa Ademi.
Në 5 vitet e fundit ka pasur një dalje të madhe të personelit në gjykata dhe në prokurori, thonë nga koalicioni “Të gjithë për një gjykim të drejtë”, duke alarmuar se vendi mund të mbetet pa gjyqtarë, prokurorë publikë dhe shërbime ekspertësh në gjykata dhe prokurori publike.
BURIMI: zhurnal.mk