renia e cmimit te naftes ne tregun boteror hajdari nenshkruan vendim qe cakton marzhat e lejuara per shitje me shumice e pakice 67f446395378b

Rënia e çmimit të naftës në tregun botëror, Hajdari nënshkruan vendim që cakton marzhat e lejuara për shitje me shumicë e pakicë

April 7, 2025
min lexim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrëisë dhe Tregtisë që drejtohet nga Rozeta Hajdari, ka marrë vendim për rregullimin e çmimeve dhe vendosjen e masave mbrojtëse sa i përket produkteve të naftës së përdorshme për transport – pasi në tregun botëror çmimet e naftës shënuan rënie.

Sipas këtij vendimi marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë në dy (2) eurocentë për litër.

Po ashtu marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë në dymbëdhjetë (12) eurocentë për litër.

Siç thuhet në komunikatë, ky vendim i detyron subjektet për t’u furnizuar me produkte dhe për të ofruar për shitje produktet e naftës, pa ndërprerje, si dhe të respektojnë çmimet me marzhën tregtare maksimale të lejuar dhe tjera masa mbrojtëse të përcaktuara.

Më poshtë komunikata e plotë:

Me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe konkurrencës së ndershme në tregun vendor, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, nënshkroi vendimin për rregullimin e çmimeve dhe vendosjen e masave të tjera mbrojtëse, për produktet e naftës të përdorshme në transport.

Ministrja Hajdari theksoi se ky vendim është rezultat i mbikëqyrjes së vazhdueshme të tregut të produkteve të naftës, ku si rezultat është evidentuar se, ndryshimet e çmimeve furnizuese nga importi reflektohen menjëherë në rritje të çmimeve shitëse në tregun vendor, por jo edhe kur bien çmimet furnizuese nga importi i produkteve të naftës.

Këto të dhëna janë nga evidencat e përditshme të Doganës së Kosovës dhe raportet e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut.

Sipas këtij vendimi, përcaktohet:

– marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë në dy (2) eurocentë për litër dhe

– marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë në dymbëdhjetë (12) eurocentë për litër.

Po ashtu, ky vendim i detyron subjektet për t’u furnizuar me produkte dhe për të ofruar për shitje produktet e naftës, pa ndërprerje, si dhe të respektojnë çmimet me marzhën tregtare maksimale të lejuar dhe tjera masa mbrojtëse të përcaktuara.

Po ashtu, zbatimi i këtij vendimi parasheh mbikëqyrje të shtuar inspektuese, paraqitjen e rasteve të dyshimta te Autoriteti i Konkurrencës, si dhe bashkëpunim të ngushtë të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut me Doganën dhe Administratën Tatimore të Kosovës.

Ministrja Hajdari gjithashtu theksoi se ky vendim është një hap tutje drejt promovimit të konkurrencës së ndershme të tregut dhe mbrojtjes së konsumatorëve, duke parandaluar sjelljet antikonkurruese, duke siguruar transparencë dhe kushte të barabarta në tregun e Republikës së Kosovës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

eksperti i sigurise marredheniet izrael turqi por shkohet drejt nje perplasje por pa finalizim 67f43cd1971af
Story i mëparshëm

Eksperti i Sigurisë: Marrëdhëniet Izrael-Turqi? Por shkohet drejt një përplasje, por pa finalizim

do dalim nga kjo balte ku jemi zhytur halili kjo zallamahi eshte bere per stadiumin e ri 67f449be343fa
Story i radhës

“Do dalim nga kjo baltë ku jemi zhytur”, Halili: Kjo zallamahi është bërë për stadiumin e ri

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë