renia e aeroplanit ukrainas ne greqi dyshimet qe e perfshijne qendren ruse te spiunazhit ne nish 62d3e21a135b0

Rënia e aeroplanit ukrainas në Greqi – dyshimet që e përfshijnë Qendrën ruse të spiunazhit në Nish

July 17, 2022
1 minut lexim

Një aeroplan i mallrave është rrëzuar pranë qytetit të Kavalës në Greqinë veriore të shtunën vonë, ku sipas medieve ishte një Antonov AN-12 në pronësi të një kompanie ukrainase, që po fluturonte nga Serbia në Jordani.

Piloti kishte kërkuar një ulje emergjente për shkak të një problemi me motorin, por pak minuta më vonë sinjali tij kishte humbur.

Në bordin e këtij aeroplanit ndodheshin tetë persona, gjë që nuk ka mbijetuar asnjëri.

Nga raportimet në internet, thuhet se ky aeroplan ishte nisur nga Nishi, ku dyshimet e rrëzimit të tij përfshijnë të ashtuquajturën Qendra Humanitare serbo-ruse.

“Aeroplani nga Ukraina u rrëzua në Kavalla të Greqisë pasi u ngrit nga Nishi i Serbisë. Aty është Qendra ruse e spiunazhit! Kjo mund të jetë pista e parë e hetimeve, ndërkohë që ata do ta konfirmonin këtë!”, thuhet në reagime.

“Aeroplani ukrainas Antonov AN-12 (UR-CIC) sapo u rrëzua në Greqi afër qytetit të Kavalës. Ai u nis nga Nishi i Serbisë dhe po shkonte në Jordani. A qëndron pas këtij veprimi shërbimi sekret rus me bazë në qytetin e Nishit”.

Kjo qendër, nga Rusia përdoret për qëllime të spiunazhit dhe se nuk ka të bëjë me asgjë humanitare dhe se është “shtet brenda shtetit serb”.

E themeluar në vitin 2012, kjo qendër thuhet se ka për qëllim intervenimet në rast të fatkeqësive dhe emergjencave natyrore, qysh në fillim është përcjellë me polemika dhe akuza lidhur me synimin e vërtetë të kësaj, ku për funksion ka spiunazhin. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

bdi shba be londra e parisi mbeshtesin maqedonine europiane 62d3dd3ac9cfa
Story i mëparshëm

BDI: SHBA, BE, Londra e Parisi mbështesin Maqedoninë Europiane

27 vjecari shkruan emrin ne histori 62d3e228cc35b
Story i radhës

27-vjeçari shkruan emrin në histori

Të fundit nga

ShkoLartë