rendohet trafiku drejt kosoves pushuesit largohen pas fundjaves ne shqiperi 64e255c6d44a1

Rëndohet trafiku drejt Kosovës/ Pushuesit largohen pas fundjavës në Shqipëri

August 20, 2023
1 minut lexim

Trafik i rënduar është krijuar pasditen e së dielës në afërsi të Rrugës së Kombit.

Shkak është bërë kthimi në Kosovë i pushuesve që kanë kaluar pushimet në Shqipëri. Gazetari Gjergj Figuri, në një lidhje live nga Lezha, dha më tepër detaje për situatën atje, ku theksoi se akoma vijon që të jetë e rënduar.

“Nga Lezha në Milot ka rëndim të trafikut. Qarkullimi është i ngadaltë për shkak të fluksit të lartë të automjeteve jo vetëm me daljen e pushuesve nga zona bregdetare por edhe me kthimin e pushuesve pasi kanë pushuar një javë për t’u rikthyer në vendet e tyre”, theksoi gazetari Gjergj Figuri.

I gjithë segmenti po monitorohet nga policia rrugore, e cila është zhvendosur në të gjithë kryqëzimet dhe degëzimet problematike për të parandaluar bllokimin e trafikut.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

cudite ne kosove 185 354 euro ne vit 10 euro meditje per selektorin sipas majancit 64e255c188a54
Story i mëparshëm

Çuditë në Kosovë, 185.354 euro në vit, 10 euro mëditje për selektorin sipas Majancit  

basha reagon ashper pas vendimit te fundit te prokurorise synim ka luften ndaj qeverise kurti 64e2581592250
Story i radhës

Basha reagon ashpër pas vendimit të fundit të Prokurorisë: Synim ka luftën ndaj qeverisë Kurti!

Të fundit nga

ShkoLartë