UEFA ka bërë publike renditjen për klube pas ndeshjeve të fundit në Champions, Europa dhe Conference League. Bie në sy se vendin e parë vijon ta mbajë Manchester City, duke lënë pas Bayern Munich, Liverpool dhe Chelsea. Real Madrid vetëm në vendin e pestë, ndërsa Barcelona në vendin e shtatë.
Në Itali, flamurin e mban Juventus në vendin e tetë, ndërsa Milan ka pësuar rënia nga hera e fundit duke u pozicionuar në vendin e 48, shumë larg skuadrave kryesore.
Roma në vendin e 13-të, ndërsa Napoli i 20-ti plotësojnë listën e ekipeve. Ky pozicionin vjen në bazë të paraqitjeve në Europë.
Renditja:
Manchester City 123,000
Bayern Munich 121,000
Liverpool 114,000
Chelsea 114,000
Real Madrid 103,000
Paris Saint-Germain 103,000
Barcelona 96,000
Juventus 91,000
Manchester United 91,000
Ajax 87,000
Atlético Madrid 84,000
Villarreal 78,000
Roma 78,000
Borussia Dortmund 77,000
Inter 76,000
Sevilla 76,000
Leipzig 74,000
Tottenham 71,000
Porto 71,000
Napoli 68,000