Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA ka publikuar ranglistën e re për ekipet Përfaqësuese.
Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar dy ndeshje në muajin shtator dhe ka pësuar ndryshime në renditje, por kësaj radhe ka rënë për një vend.
Dardanët pësuan humbje 2-1 nga Irlanda e Veriut, derisa mposhtën Qipron 5-1.
Pas rezultateve në muajin shtator, Kosova ka rënë për një pozitë dhe tani ndodhet në vendin e 107-të me 1187,01 pikë.
Rezultatet edhe më dobëta pati Shqipëria, ku u mposht në udhëtim 2-1 nga Izraeli dhe luajti aras 1-1 në Air Albania me Islandën, përkundër që mysafirët ishin me 10 futbollistë në fushë.
Por, përkundër se nuk arritën asnjë fitore, Shqipëria ka ruajtur pozitën e 66-të me 1354,11 pikë.
Në top 10 nuk ka ndryshime të mëdha, pasi Brazili mbetet e para, ndërsa vetëm Italia ka parakaluar Spanjën, duke u ngjitur në pozitën e gjashtë dhe me spanjollët në pozitën e shtatë.
Pozitën e dytë e mban Belgjika, të tretën Argjentina, teksa pas tyre vijnë Franca, Anglia dhe Holanda, Portugalia dhe Danimarka që ndajnë pozitat tetë, nëntë dhe dhjetë.