​Renditja dhe top-5 lojtarët më të mirë nga xhiro e parë e Superligës së basketbollit

min lexim

Në fundjavë u zhvillua xhiroja e parë në Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll, ku u zhvilluan disa ndeshje interesante.

Rahoveci mundi kampionin aktual Golden Eagle Yllin 90:88, ndërsa u dallua amerikani i Vreshtarëve, Jahi Carson me 19 pikë, gjashtë kërcime dhe shtatë asistime. Ai ishte basketbollisti më i dalluar në parket te vendasit, duke u shpallur edhe MVP i xhiros së parë në elitën e basketbollit, ndërsa në anën e kundërt u dallua Henrik Sirko me 26 pikë, me gjashtë kërcime dhe shtatë asistime.

Peja fitoi derbin ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 70:76, ndërsa efektshmërinë më të lartë te verdhezinjtë e kishte Jalen Tate me 14 pikë, dy kërcime dhe pesë asistime.

Fahro Alihoxhiq u rikthye në basketbollin e Kosovës, kësaj radhe te Bashkimi, dhe u dallua ndaj Vëllaznimit me 14 pikë, 11 kërcime dhe katër asistime.

Trepça shënoi fitore bindëse ndaj Ponte Prizrenit 89:61, ku u dallua qendra Andrew Gordon me 17 pikë dhe shtatë kërcime.

Top 5

Jahi Carson (Rahoveci) 19 pikë, 6 kërcime, 7 asistime

Henrik Sirko (Golden Eagle Ylli) 26 pikë, 6 kërcime, 7 asistime

Fahro Alihoxhiq (Bashkimi) 14 pikë, 11 kërcime, 4 asistime

Jalen Tate (Peja) 14 pikë, 2 kërcime, 5 asistime

Andrew Gordon (Trepça) 17 pikë, 7 kërcime

Renditjen tabelare e kryeson Trepça me dy pikë, aq sa kanë edhe Bashkimi, Peja dhe Rahoveci, kurse katër skuadrat e fundit në tabelë me nga një pikë janë Golden Egle Ylli, Sigal Prishtina, Vëllaznimi dhe Ponte Prizreni.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Të shtëna me armë në një qendër tregtare, raportohet për 6 të plagosur në këtë shtet

Story i radhës

Femrat priren të jenë më pak ambicioze pas shtatzënisë

Të fundit nga