rendimenti i grurit bujqit nuk pajtohen me te dhenat e ministrit peci 62cab48359715

Rendimenti i grurit, bujqit nuk pajtohen me të dhënat e ministrit Peci

July 10, 2022
1 minut lexim

Rendimenti i grurit për sivjet e ka shkaktuar një debat në distancë. Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, e shkroi një sqarim të gjatë në Facebook pasi Tahir Tahiri, kryetar i Federatës Sindikale të Bujqve tha se rendimenti i sivjetmë mund t’i mbulojë vetëm 30% të nevojave të popullatës.

Në debat u përfshi edhe një bujk. Videon e tij e publikoi Naim Bytyqi, këshilltar në Kuvendin Komunal të Pejës.

“Sipas informacioneve tona nuk ka më shumë 40 mijë hektarë të mbjellë, aty diku. Bazuar në rendimente shumë të ulëta, nuk do të kemi më shumë se për 30 përqind të nevojave të popullatës. Me këto sipërfaqe dhe rendiment nuk do të arrijmë më shumë 3 mijë kilogramë për hektarë, mesatarja”, tha dje kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve, Tahir Tahiri.

Më pas, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, reagoi me një “sqarim” duke shkruar se “të dhënat zyrtare rreth korrje-shirjeve i posedon vetëm Ministria e Bujqësisë dhe asnjë individ tjetër”.

“Për vitin 2022 sipërfaqja e drithërave të mbjellura është 33.04% më shumë se vitin e kaluar e që totali është rreth 91,436.11 hektarë bazuar në të dhënat e marra nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, në raportin e aplikimeve për Programin e Pagesave Direkte. Ndërkaq vetëm për misrin kemi një rritje prej 90.93% të sipërfaqeve të mbjellura apo një total prej 36,901.66 hektarësh apo 17,574.15 hektarë më shumë se viti paraprak”, shkroi Peci.

Sipas të dhënave, Peci tha se “rendimenti në shumicën e vendeve e tejkalon edhe mesataren prej 4000kg për hektarë”.

Bujku nga Dukagjini, reagimin e të cilit e hodhi në Facebook këshilltari i Kuvendit Komunal të Pejës, Naim Bytyqi, thotë se rendimenti sivjet është “shumë i dobët”

 

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

orgji droge dhe afera dosjet e pista mbi kandidatet per kryeminister ne britanine e madhe konservatoret kthehen kunder njeri tjetrit 62caacfe5d3ca
Story i mëparshëm

Orgji, drogë dhe afera/ Dosjet e pista mbi kandidatët për Kryeministër në Britaninë e Madhe, konservatorët kthehen kundër njëri-tjetrit!

avioni drejt tiranes i tejmbushur trazira ne friedrichshafen nderhyn policia gjermane 62cab57b63ae0
Story i radhës

Avioni drejt Tiranës i tejmbushur – Trazira në Friedrichshafen – ndërhyn policia gjermane

Të fundit nga

Tërmet në veri të Kalifornisë

Një tërmet me magnitudë 3.9 u raportua në orën 19:46, të hënën në veri të Kalifornisë më pak se një milje nga Dublini, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA. Tërmeti ndodhi një milje
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë