Rendimente të kënaqshme të grurit në Deçan

min lexim

Në Komunën e Deçanit korrje-shirjet janë në vlugun më të madh. Lajmi i mirë është se sivjet rendimentet e grurit kanë qenë më të mirat në 10 vitet e fundit.

Rendimentet këtë vit janë shumë më të mira se vitet e kaluara, 4500 – 5000 kg për hektar. Në përgjithësi mirë është duke shkuar. Unë si fermer i kam 2.5 hektarë, mirëpo në përgjithësi drithëra të bardha i kam diku 18 hektarë. Ka rritje edhe të subvencioneve, ajo po na shtyn se mos me qenë edhe qato s’di a kishim mundur me mbjellë”, ka thënë për RTK-në fermeri Qëndrim Shala.

Rifat Stojkaj, drejtor në DBZHR Deçan, ka thënë se sivjet sipas të gjitha analizave nga terreni mesatarja shkon deri në 5000 kg për hektar.

Procesi i korrje-shirjeve në Deçan ka filluar rreth një javë më parë por tani ndodhemi në ditët vendimtare. Sivjet sipas të gjitha analizave që i kemi nga terreni mesatarja shkon deri në 5000 kg për hektar. Një rendiment i mirë që iu kanë përshtat të gjitha kushtet klimatike dhe punët e mira që fermerët tanë i realizojnë në terren”, ka thënë Stojkaj.

Çmimi i grurit, sipas fermerëve, sivjet është i ulët në raport me cilësinë e tij. Fermeri Idriz Shala, ka thënë se këtë vit nuk janë të kënaqur me çmimin e grurit.

“Unë i kam rreth katër hektarë grurë. Rendimenti është këtë vit shumë më i mirë se vitet tjera, por sivjet nuk jemi të kënaqur me çmimin e grurit sepse ky për me u mbjellë e me ardhur deri këtu te korrja është ardhur me një kosto shumë të lartë, ndërsa çmimi nuk është i mirë për grurin”, ka thënë Shala.

Sipas zyrtarëve për bujqësi, në Komunën e Deçanit janë rreth 700 hektarë grurë që pritet të korren deri më 20 korrik.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dyqane, dy biznese dhe apartamente, ja 13 pasuritë e kirurgut të Onkologjikut, Edmond Gashi

Story i radhës

Ukraina kërkon të dyfishojë aftësitë e mbrojtjes ajrore

Të fundit nga