RenBridge është përdorur të pastruar 540 milionë dollarë në kriptomonedha

min lexim

Hakerët, mashtrues online dhe aktorë të tjerë kanë pastruar 540 milionë dollarë përmes urës së kriptomonedhave RenBridge në 2020-ën sipas firmës së analizës blockchain Elliptic.

Hulumtuesit e Elliptic publikuan ditën e sotme raportin duke cituar RenBridge si shembullin e rreziqeve të rrjeteve ndër-zinxhir të decentralizuara.

RenBridge paraqiet si një mënyrë e lehtë për të konvertuar monedha viruale si ZCash dhe Bitcoin në rrjetin Ethereum dhe më pas në blockchainet e tjera.

Edhe pse është një mjet plotësisht i ligjshëm, shpeshherë këto ura kanë shërbyer si mjeti ideal për pastrimin e parave duke lejuar përdoruesit të shmangin rregullimin dhe të lëvizin paranë mes rrjeteve të ndryshme.

Kriptomonedhat nuk janë aq të pa gjurmueshme sa disa përdoruesit mendojnë, por ekziston mënyra për të maskuar burimin e parave.

Autoritetet kanë filluar të reagojnë dhe më i fundit ishte si i Departamentit Amerikan të Thesarit që sanksionoi Tornado Cash, një mikser i decentralizuar i përdorur nga aktivitete kriminale për të fshehur burimin e parave.

Sipas Elliptic, RenBridge është përdorur për të pastruar para të vjedhura nga rrjetin Japonez crypto Liquid, një hakim i lidhur me Korenë e Veriut. Elliptic thotë se RenBridge është popullor në mesin e operacioneve me ransomware në Rusi dhe afro 153 milionë dollarë besohet të jenë pastruar nga ky aktivitet kriminal. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Selena Gomez flet për dëshirën për t’u martuar dhe bërë nënë, si dhe shkëputjen nga Instagram-i

Story i radhës

Zjarrfikësit në Francë “po luftojnë me zjarrin përbindësh”

Të fundit nga