Remzie Osmani reagon ndaj Mihrije Brahës? Ja postimi që bëri

1 minut lexim

Janë ndezur sërish debatet për ftesën e mosftesën në fejesa e dasma të djemve të tyre.

Bëhet fjalë për këngëtaret e njohura, Remzie Osmani dhe Mihrije Braha.

Virale u bë fillimisht deklarata e Remzies, e cila tha se Mihrija nuk e ka ftuar në fejesën e djalit, por që shpreson se në dasmën e tij do ta ftojë, pasi edhe ajo e kishte ftuar në dasmën e djalit të saj.

E sonte, Mihrija tha se Remzia nuk e kishte ftuar në fejesën e djalit e kështu nuk e ka ftuar as kjo, derisa tha se do ta ftojë në dasmë, ashtu siç e kishte ftuar edhe Remzia.

Pas kësaj deklarate, kjo e fundit ka publikuar një postim në llogarinë e saj në Instagram, që shihet si reagim ndaj Mihrijes.

Më poshtë postimi i saj:

Image

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Florian Marku e zbulon kundërshtarin për meçin e radhës

Story i radhës

Fillon përzgjedhja e jurisë për gjyqin e ish-këshilltarit të ish-presidentit Trump, Steve Bannon

Të fundit nga