Një nga këngëtaret më të sukseshme në muzikën popullore e më të dashura për publikun, Remzije Osmani kohëve të fundit ka qenë temë diskutimi në media për një mundësi të jetë banore e shtëpisë më të famshme Big Brother Vip Kosova.
Madje kjo është pritur edhe shumë mirë nga fansat, mbi të gjitha dyshimet i shtoi një video me mikun e saj, aktorin Adnan Blaku e po ashtu me mikeshën e saj Lori Kacka.
Ajo ka dhënë një përgjigje të shkurtë dhe të prerë
“Jooo nuk do të hy në Big Brother” u shpreh këngëtarja e njohur
Për pak ditë pritet edhe të nisë spektakli i madh i këtij edicioni të tretë të Big Brother Vip Kosova
Burimi: botasot.info