Remzi Ejupi, President Nderi i Prishtinës

Përmes një komunikate në faqen zyrtare, Prishtina ka njoftuar se ka mbajtur Kuvendin e klubit, në të cilin ka vendosur ta zgjedhë President Nderi, Remzi Ejupin.

Prishtina e ka nderuar Ejupin për përkushtimin e pashembullt, sakrificën e pafund dhe pasionin e vërtetë në ndërtimin e një tradite futbolli të fuqishme në Kosovë, raporton KosovaPress.

Ejupi është kryetari më jetëgjatë i Prishtinës, ku dha kontributin e tij për 20 vite në klub.

Po ashtu, Ejupi është kryetari më i suksesshëm i FC Prishtina me 16 trofe të fituar: pesë tituj kampioni, pesë trofe të Kupës së Kosovës dhe gjashtë trofe të Superkupës.

Më poshtë e gjeni komunikatën e plotë të Prishtinës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kosovë, opozita dhe pushteti përplasen lidhur me komisionin hetimor për rezervat shtetërore

Story i radhës

Euro zbret pranë kufirit të 106 lekëve, prek nivelin më të ulët në një muaj ndaj Lekut

Të fundit nga