𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩, 𝟎𝟕 𝐒𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟐 – Në një atmosferë festive mes studentëve të sapopranuar të informatikës, rektori i UNT-së Prof. Dr. Izet Zeqiri, në prani të prorektorit Fati Iseni, dekanit të FSHI Aleksandar Dimovski ndau kontratat për 𝐛𝐮𝐫𝐬𝐞 𝐭𝐞 𝐩𝐥𝐨𝐭𝐞 𝐬𝐭𝐮𝐝𝐢𝐦𝐢 të gjithë studentëve të regjistruar në Fakultetin e Shkencave të Informatikës pranë UNT-së.
Maturantët e shkëlqyeshëm që përzgjodhën të studiojnë pranë Fakultetit të Shkencave Informatike në kuadër të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup gjatë vitit akademik 2022/20023 përfituan bursë 100%. Maturantët me sukses mes notës 4.00-4.99, përfituan 50 për qind bursë.
Këto bursa që u mundësuan nga bashkëpunimi mes UNT-së dhe Agjencisë për Komunikime Elektronike, 𝐝𝐨 𝐭𝐞 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐨𝐣𝐧𝐞 𝐭𝐞 𝐣𝐞𝐩𝐞𝐧 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐠𝐣𝐚𝐭𝐞 𝐚𝐟𝐚𝐭𝐢𝐭 𝐭𝐞 dytë të regjistrimit që do të zgjat nga data 12 shtator deri më 15 shtator.