Rektori i USHT-së uron festën e Kurban Bajramit!

1 minut lexim

Në emër të studentëve dhe stafit akademik të Universitetit të Tetovës, të gjithë besimtarëve të fesë islame Jua uroj festën e Kurban Bajramit.
Në këtë ditë feste, në të cilën atmosfera shpirtërore ndihet gjithandej, Jua përcjell urimet vëllazërore, me dëshirën që të keni shëndet, mirëqenie dhe vetëm suksese.

Kurban Bajrami është simbol i sakrificës, sinqeritetit e solidaritetit, prandaj le të shprehim devotshmërinë dhe humanitetin tonë, vlera këto që e kanë shoqëruar kombin tonë ndër vite.

Urime festën e Kurban Bajramit për të gjithë Ju dhe familjet tuaja!

REKTORI
Prof. Dr. Vullnet Ameti

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Arben Llalla: LEVICA një grupacion ekstremistë i majtë me pikëpamje raciste e naziste

Story i radhës

Dështon transferimi i sulmuesit të Kosovës në Belgjikë

Të fundit nga