Rektori i Universitetit të Tetovës u takua me profesor Nevzat Halilin, ish-liderin e partisë së parë politike shqiptare në vendin tonë

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli e ka pritur sot në kabinetin e tij profesor Nevzat Halilin, ish-udhëheqësin e partisë së parë politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë së asaj kohe.
Nevzat Halili e uroi Prof. Dr. Jusuf Zejnelin për zgjedhjen e tij Rektor i Universitetit të Tetovës, institucion ky që është përkrahur fuqishëm nga lëvizja politike të cilën profesor Nevzat Halili e udhëhiqte në vitet e nëntëdhjeta. Ai shprehu kënaqësinë dhe mirënjohjen që UT ka vizionin e duhur për të zgjedhur drejtues intelektualë që e njohin të kaluarën e këtij institucioni, sikundër kanë strategji edhe për të ardhmen e tij.
Në këtë takim, Rektori i UT-së e ka falënderuar Nevzat Halili për vizitën, duke e konsideruar një mbështetje shumë të rëndësishme, sidomos kur vjen nga personalitete që i njohin zhvillimet e përgjithshme, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në ecurinë e proceseve të arsimit të lartë në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ai, po ashtu theksoi se, për studentët dhe komunitetin akademik, figura e Nevzat Halilit vlerësohet lartë për veprimtarinë e tij patriotike, për qëndresën përballë politikës hegjemoniste, për synimet politike dhe historike, për lirinë, barazinë dhe demokracinë e popullit shqiptar.
Në këtë takim u diskutuan edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me zhvillimet e përgjithshme dhe rolin e padiskutueshëm të Universitetit edhe në lëmin social, ekonomik dhe kulturor.

Story i mëparshëm

Hoxha thotë se Radoiçiqi vazhdon të jetë kërcënim serioz edhe për rajonin

Story i radhës

Tre vite burg për shoferen nga Kumanova e cila goditi për vdekje një 76-vjeçar

Të fundit nga