rektori i ukz se priti ne takim udheheqesen e zyres se ke ne kosove 67fea1b914961

Rektori i UKZ-së priti në takim udhëheqësen e zyrës së KE në Kosovë

April 15, 2025
1 minut lexim

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku priti në takim Udhëheqësen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, znj. Mary Ann Hennessey. Në këtë takim morën pjesë edhe Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Dr. Dukagjin Leka, Dekanja e Fakultetit Juridik, Prof. Asoc. Dr. Fatmire Krasniqi dhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku.

Takimi u fokusua në mundësitë për bashkëpunim ndërmjet Universitetit Publik “Kadri Zeka” dhe Këshillit të Evropës në Kosovë, duke vënë theksin te organizimi i praktikave profesionale për studentët, vizitat studimore në zyrat e CoE në Prishtinë, dhe zhvillimi i aktiviteteve të përbashkëta që përfshijnë tematika të të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike.

Rektori Dërmaku e mirëpriti këtë vizitë duke e konsideruar si një takim të rëndësishëm që po i kushtohet Universitetit Publik “Kadri Zeka” dhe theksoi se jemi të përkushtuar të avancojmë bashkëpunimin me organizata ndërkombëtare, duke krijuar hapësira të reja për mobilitet, praktikë profesionale dhe zhvillim akademik për studentët dhe stafin tonë.

Nga ana e saj, znj. Hennessey shprehu kënaqësinë për këtë takim dhe gatishmërinë e Këshillit të Evropës për të mbështetur të rinjtë e Kosovës, veçanërisht në fushën e të drejtave të njeriut dhe të zhvillimit të shoqërisë demokratike. Ajo tha se është e rëndësishme që studentët të kenë mundësi të njihen nga afër me institucionet ndërkombëtare dhe të marrin pjesë aktive në programe dhe iniciativa që fuqizojnë kapacitetet e tyre profesionale dhe qytetare.

Në përmbyllje të takimit, Udhëheqësja e Zyrës së Këshillit të Evropës mbajti edhe një ligjëratë për studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Fakultetit Juridik, ku u trajtuan tema që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, rolin e Këshillit të Evropës në Kosovë, si dhe mundësitë që ky institucion ofron për të rinjtë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

policia boliviane kap 2 5 ton kokaine ne nje operacion te madh 67fea1453d58f
Story i mëparshëm

Policia boliviane kap 2.5 ton kokainë në një operacion të madh

shenje nuk duhet ti gjykojne te tjeret nga pamja e jashtme 67fea2ea189cc
Story i radhës

Shenje nuk duhet t’i gjykojnë të tjerët nga pamja e jashtme

Të fundit nga

ShkoLartë