​Rektori i UBT-së: Kosovës iu shtua edhe një gjeneratë me aftësi që t’i shërbejë vendit

Qindra studentë hodhën kapelat e tyre në ajër si shenjë e gradimit në pjesën e dytë të ceremonisë së diplomimit që Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT) organizoi sot. Rektori i këtij universiteti u shpreh i nderuar me sukseset e studentëve dhe inkurajoi ata që të vazhdojmë tutje me përkushtim. Ndërkaq, studentët thonë se krahas vështirësive, janë të kënaqur me rezultatet e tyre.

Rektori i UBT-së, Edmond Hajzeri u shpreh se është nder dhe privilegj për të treguar sukseset e studentëve, derisa shtoi se Kosovës iu shtua edhe një gjeneratë me aftësi dhe kompetenca t’i shërbejë vendit dhe më tej.

Hajzeri: Këtë vit Kosovës i shtohet një gjeneratë më aftësi dhe kompetenca të standardeve të kërkuara në tregun e punës

“Është nderi dhe privilegji im më i madh që të qëndroj sot para jush dhe t’iu dëshiroj mirëseardhje në kuadër të festës që kemi sot për absolventët tanë, një gjeneratë e cila me përkushtim të madh ka arritur që sot të ketë një momentum historik për vete dhe të festojë arritjet e veta. 08:55 Vërtetë është një kënaqësi e madhe një momentum i mirë, që shohim se këtë vit Kosovës, i shtohet një gjeneratë më aftësi dhe kompetenca të standardeve të kërkuara në tregun e punës, dhe unë shumë shpresoj dhe besoj që këta do t’i ndihmojnë vendit do t’i ndihmojnë vetës, familjes dhe natyrisht do të japin një impakt në aspektin ndërkombëtar në përgjithësi. 14:52 Në mbyllje dua t’iu lë me një citim nga poetja e njohur Maya Angleou e cila thotë se ‘Suksesi është të pëlqesh veten, të pëlqesh atë që bënë dhe të pëlqesh mënyrën se si e bënë’, ndërsa ju ecni përpara”, tha Hajzeri.

Ndërkaq, studentja e dalluar në drejtimin Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturës, Xhesika Hasa në një fjalë u shpreh se kjo ceremoni është përmbyllje e kapitullit por jo edhe e librit.

Hasa: Diplomimi është një fitore personale dhe profesionale që na detyron të reflektojmë mbi atë që kemi kaluar

“Kam nderin dhe kënaqësinë që sot para jush në këtë ditë të veçantë të rrugëtimit tonë të përbashkët i cili shënon përmbylljen e një kapitulli, por përmbylljen e librit. Për arsye sepse të gjithë ne kemi përpara një jetë të gjatë dhe të arritshme duke krijuar çdo kapitull të jetës tonë. Në këtë moment shpirtin ma ka kapluar një ndjenjë e turbullt, që deri diku është e papërshkrueshme, gëzim krenari, mirënjohje e cila është produkt i këtij rrugëtimi të gjatë dhe normal shumë të mundimshëm. Sot, ne përjetojmë një prej momenteve të rëndësishme të jetës tonë, diplomimi është një fitore personale dhe profesionale që na detyrojnë të reflektojmë mbi atë që kemi kaluar dhe mbi mënyrën se si janë arritur njohuritë dhe aftësitë tona”, tha Hasa.

Studentja e drejtimit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, Eda Alidemaj bashkë me rektorin Edmond Hajzeri bënë ceremoninë e betimit.

Alidemaj: Do të bëhem pjesë kontributdhënëse në ndërtimin e shtetit

“Do t’i bindem parimeve akademike, mësuar gjatë viteve në UBT, si dhe ligjeve të vendit, do të qëndroj në vije me moralin e lartë, rregullat etike dhe shoqërore, me dijen e fituar, me vetëdije dhe vullnet të plotë, do të bëhem pjesë kontributdhënëse në ndërtimin e shtetit dhe prosperimin e shoqërisë tonë. Betohem. Në këtë moment ju keni plotësuar të gjitha kërkesat dhe kriteret dhe unë ju akordoj juve titujt bachelor i shkencave ose master i shkencave dhe bachelor i arteve ose master i arteve nga UBT. Urime”, u tha në ceremoninë e betimit.

Tutje, u bë edhe shpërndarja e diplomave për studentët që kanë graduar.

Studentja që sot hodhi kapelën dhe diplomoi në drejtimit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, Djellza Kajatazi u shpreh e emocionuar teksa foli për periudhën e studimeve.

Kajtazi: Shumë e emocionuar mezi prita ta hedh kapelën

“Pak i vështirë i mundimshëm por rezultati përfundimtar shumë i kënaqshëm, për momentin nuk po di shumë e emocionuar mezi prita ta hedh kapelën, por emocione të pa përshkruara sidomos kur je në prani të njerëzve që i don. Mendoj që me rezultatet që i kam kaluar këto tri vite mendoj që po (do të punësohem)”, tha Kajtazi.

Në këtë ceremoni, përveç stafit akademik dhe studentëve, ishin të pranishëm edhe shume familjarë, të cilët u shprehën krenarë dhe entuziast për sukseset e të afërmve të tyre.

Babai i Djellzës, Burim Kajtazi tha se është mjaftë i kënaqur me sukseset e vajzës së tij.

Kajtazi: Të gjitha familjet që kanë një student dhe e dërgojnë në shkollim është një sakrificë në të gjitha aspektet

“Jam prindi i Djellzës, shumë mirë, i kënaqur, është kënaqësi e veçantë diplomimi i vajzës, fëmija i parë, me një rezultat shumë të mirë dhe jam shumë i kënaqur. Po, zakonisht për të gjitha familjet që kanë një student dhe e dërgojnë në shkollim është një sakrificë në të gjitha aspektet, por ia vlen në ditët e sodit me përfundimin e kësaj ia vlen të gjitha, të sakrifikojnë për fëmijën e vetë secili. Aspekti i mjaftueshëm nuk ekziston sepse gjithmonë ka vend për më mirë, por pjesërisht nuk është keq. Duke u bazuar edhe në situatat të cilat kemi qenë, edhe përjetimet e popullit të Kosovës, kënaqshëm por ka vend për më mirë“, tha Kajtazi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Basha përkujton kryengritjen antikomuniste të Postribës: Model frymëzimi për çdo brez!

Story i radhës

Antony thyen heshtjen për akuzat e rënda të ish-partneres

Të fundit nga

Ngjarjet e datës 3 maj

Iniciativa për Progres (INPO) publikon raportin “Performanca e Qeverisë së Republikës së Kosovës në realizimin e