Rekordi i pabesueshëm i Messit

min lexim

Erling Haaland nuk lodhet kurrë duke thyer rekorde golashënuesish në futbollin anglez, pas fillimit të tij triumfues te Manchester City i Pep Guardiolës.

Kështu, rekordi i tij i arritur mbrëmë në “Elland Road” kundër Leeds United tejkalon një rekord tjetër të lidhur ngushtë me trajnerin e tij spanjoll. Kjo do të thotë se ylli norvegjez e kalon Leo Messin e drejtuar nga Guardiola te Barcelona, asgjë më pak.

Sulmuesit skandinav i janë dashur vetëm 20 ndeshje nën drejtimin e trajnerit katalanas për të arritur 25 golat e shënuar me fanellën e ‘qytetarëve’.

Deri më tani, më i shpejti për ta arritur këtë shifër me Pep si trajner ishte Leo Messi. Yllit nga Rosario iu nevojitën 28 ndeshje për të arritur 25 gola te Barcelona e asaj kohe, që tashmë është në historinë e futbollit.

Ata të dy ndiqen në kësi statistikash nga Samuel Eto’o me 30 ndeshje, Kun Agüero me 35 dhe Thierry Henry me 41.

Erling Haaland vazhdon të shkatërrojë rekordet e golave të shënuar dhe të tregojë ndeshje pas ndeshjeje se kalimi i tij te Manchester City i Pep Guardiolës është një sukses i plotë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Afrikë e Jugut, rritet në 27 numri i të vdekurve nga shpërthimi i cisternës së karburantit

Story i radhës

Arrestimi i zyrtares me 58 kg drogë në makinë, reagon AKSHI: Ka nisur procedura për shkarkimin e saj nga detyra

Të fundit nga