Rekord i ri infektimesh me koronavirus në Gjermani

1 minut lexim

Gjermania regjistroi një numër rekord të infektimeve me koronavirus, teksa vendi shënoi dy vjet që nga zbulimi i rastit të parë të COVID-19.

Agjencia e kontrollit të sëmundjeve të institutit “Robert Koch” (RKI) në Berlin raportoi një rekord prej 203 mijë e 136 infeksionesh të reja me koronavirus në 24 orë, raporton atsh.

Gjermania filloi vaksinimet në fund të dhjetorit 2020.

Më shumë se tri të katërtat e popullsisë morën të paktën një dozë të vaksinës, pak më pak morën dy doza dhe më shumë se gjysma mori një përforcues.

Varianti shumë infektiv i Omicron, i cili zakonisht çon në një rast më të lehtë të sëmundjes, ka bërë që numri i infeksioneve të shpërthejë javët e fundit. Kjo ka çuar në mungesë të stafit në sektorin mjekësor.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Во изминативе 24 часа еден пациент починал во ковид – центарот во Тетово

Story i radhës

Kim e teproi sërish me fotoshopin dhe nxitoi ta fshinte foton që pushtoi rrjetin

Të fundit nga