rekord aeroporti i tiranes mbi 750 mije pasagjere ne mars 680803475504f

Rekord, Aeroporti i Tiranës mbi 750 mijë pasagjerë në mars

April 22, 2025
1 minut lexim

Aeroporti i Tiranës në Shqipëri renditet si aeroporti me rritjen më të shpejtë në Evropë që nga pandemia, me një shtesë prej 3,2 milionë udhëtarësh në vitin 2024 në krahasim me vitin 2023.

Kjo arritje pasqyron përpjekjet e vazhdueshme për përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve, si dhe rritjen e numrit të destinacioneve të ofruara nga aeroporti.

Statistikat e publikuara nga Tirana Airport Partners (TIA) tregojnë se në muajin mars të këtij viti, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (Rinas) arriti një rekord historik me 751 235 pasagjerë, duke shënuar rritje krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2024, shkruan ATSH.

Përmes Rinasit janë kryer gjithsej 4684 fluturime, nga 18 linja ajrore drejt 69 destinacioneve në 20 vende.

Për vitin 2025, autoritetet kanë vendosur një objektiv ambicioz prej 12 milionë pasagjerësh, duke synuar një rritje të mëtejshme të fluksit të udhëtarëve dhe forcimin e pozicionit të aeroportit si një portë kryesore për Shqipërinë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

kush eshte drejtoresha e re e institutit gerontologjik ne shkup 6807fdb51ca72
Story i mëparshëm

Kush është drejtoresha e re e Institutit Gerontologjik në Shkup?!

ke nderhyre mes dy shokeve qe nga femijeria nisma ia rikujton haradinajt mekatin e para pese viteve 68080ca94e0fc
Story i radhës

“Ke ndërhyrë mes dy shokëve që nga fëmijëria”, Nisma ia rikujton Haradinajt “mëkatin” e para pesë viteve

Të fundit nga

ShkoLartë