“Reklamuesit të tërhiqen nga Twitter”, Elon Musk përballet me një valë të madhe kritikash pasi postoi ushtarin nazist nga betaja e Francës

November 8, 2022
1 minut lexim

Miliarderi Elon Musk e ka gjetur veten nën një valë të nxehtë kritikash pas një shakaje të postuar në rrjetin social Twitter.

CEO i Tesla dhe Twitter postoi një foto të një ushtari të Luftës së Dytë Botërore me një kafaz nmbi shpinë, brenda të cilit ndodhen tre pëllumba. Në mbishkrimin e fotos miliarderi shkruante “tre mesazhe të palexuara”.

Musk, njeriu më i pasur në botë, më pas komentoi ‘si kanë ndryshuar kohët’, përpara se të shtonte: ‘Atëherë kur zogjtë ishin të vërtetë. Por nëse Twitter është zog, kjo do të thotë….’

Ai i krahasoi pëllumbat në imazhin e zogut blu të Twitter, për të treguar se Twitter nuk ka qenë i lirë. Por ushtari nazist në foto ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve duke bërë që miliarderi të marrë kritika të ashpra.

Përdoruesit zbuluan menjëherë ishte imazhi i një ushtari të Wehrmacht nga Gjermania naziste, megjithëse nuk kishte ndonjë shenjë të dukshme.

Një komentues i cili pretendoi se ishte një “pasardhës i të mbijetuarve të Holokaustit” e quajti postin “të papranueshëm përtej besimit”.

‘Në fakt më sëmur… duhet të ketë pasoja për përdorimin e imazheve të tilla. Reklamuesit duhet të tërheqin shpenzimet e tyre në Twitter’, tha ai.

Fotografia është e një ushtari gjerman të Wehrmacht, pjesë e forcave të armatosura të bashkuara naziste. Ai shihet duke mbajtur pëllumba lajmëtarë në frontin perëndimor gjatë pushtimit gjerman të Francës, e njohur si Beteja e Francës, në Luftën e Dytë Botërore, rreth majit 1940.

Avokati i të drejtave të njeriut Arsen Ostrovsky theksoi se fakti që ai ishte një ushtar nazist ishte i pakontestueshëm dhe e pyeti miliarderin nëse ky postim ishte i qëllimshëm.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Opozita me “ndihmën” e Vuçiqit tenton ta rrëzojnë Albin Kurtin

Story i radhës

Edhe Gigi Hadid braktis Twitter-in: Pus i urrejtjes dhe fanatizmit

Të fundit nga

ShkoLartë