Reklamimi qeveritar në mediat private, shumica propozon ndryshime urgjente ligjore

min lexim

Shkup, 16 Nëntor – Deputetët e shumicës parlamentare propozojnë rikthimin e financimit qeveritar të fushatave publike me interes lokal dhe qendror në mediat private. Pesë deputetë të shumicës me procedurë të shkurtuar parlamentare kërkuan miratimin e ndryshimeve ligjore, të cilat para pesë viteve ndaluan reklamimin qeveritar në media për të mënjanuar ndikimin e pushtetit ndaj mediave të caktuara.

 

Shumica në elaborimin e saj për miratimin e nevojës tha se ndryshimet kërkohen për transparencë më të madhe në përzgjedhjen e fushatave që do të emetohen me qëllim ngritjen e vetëdijes qytetare.

“Këto ndryshime dhe plotësime të ligjit janë me qëllim që të ketë transparencë më të madhe, mundësi për zgjedhje dhe emetim i fushatave për ngritjen e vetëdijes qytetare. Gjegjësisht me propozim ligjin do të mundësohet siguri më e madhe juridike sa i takon fushatave me interes publik dhe emetimit të tyre.”,- tha deputeti i LSDM-së, Kole Çarakçiev.

Kryeparlamentari, Talat Xhaferi, angazhoi komisionet amë që të shqyrtojnë propozimin. Financimi i fushatave me interes publik sigurohet nga buxheti me lartësi prej 0.1%. 80% e tyre janë parashikuar për fushata  të cilat do të emetohen në televizione nacionale ndërkaq 20% në mediat rajonale. Kështu 4 milion euro do të shkojnë për fushata me interes publik.

Ndërkohë, gjatë viteve 2008 deri në vitin 2015, 38 milion euro para të qytetarëve kanë përfunduar në mediat elektronike dhe të shkruara për fushatë dhe propagandë qeveritare.

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Nuk është njësoj se si i thani bimët mjekësore: Patjetër ndiqni këto disa rregulla

Story i radhës

Kush është kanidatura më favorizuar për të fituar Presidencën Republikane 2024?

Të fundit nga