Rejës i dalin sekretet: Dy ndryshime

1 minut lexim

Shqipëria është gati. Kuqezinjtë prej ditës së djeshme kanë zbarkuar në Tel Aviv dhe sonte në orën 20:45 do të përballen me Izraelin në duelin e Nations League. Trajneri Edy Reja është dashur të përballet me mungesa dhe ka pasur disa dilema.

Panorama Sport së fundmi ka publikuar një formacion të mundshëm, i ndryshëm nga ai që pritej nisur nga seancat stërvitore. Thomas Strakosha do të jetë në portë.

Në prapavijë Reja kishte dilemë për partnerin e Ismajlit dhe do jetë Ajeti, jo Veseli. Balliu e Hysaj priten titullarë nga krahët.  Në mesfushë tekniku italian preferon Qazim Laçin, Amir Abrashin dhe Klaus Gjasulën.

Para tyre pritet të aktivizohet Kristjan Asllani, jo Nedim Bajrami. Një pozicion i ri për mesfushorin e Interit.  Në sulm Armando Broja konsiderohet i padiskutueshëm në duelin e mbrëmjes së sotme dhe do jetë krah Cikalleshit, pas problemeve të Uzunit.

Shqipëria, formacioni i mundshëm (4-3-1-2): Strakosha – Balliu, Ismajli, Ajeti, Hysaj – Laçi, Gjasula, Abrashi – Asllani – Broja, Cikalleshi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bordi ndryshon çmimet, sa do të shiten karburantet

Story i radhës

UEFA e kërcënon me mbylljen e stadiumit

Të fundit nga