Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e muajit shtator kundër Izraelit dhe Islandës.
Kombëtarja e Shqipërisë do t’i zhvillojë dy ndeshje në kuadër të kualifikimeve drejt Ligës së Kombeve, ku më 24 shtator luan si mysafire kundër Izraelit, kurse më 27 shtator e pret në shtëpi Islandën.
Trajneri i “kuqezinjve”, Edy Reja, tani ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për këto dy ndeshje, ku kemi risi në skuadër.
Fillimisht, Reja nuk i ka grumbulluar në skuadër sulmuesin e krahut Odise Roshi, dhe sulmuesin qendror Rey Manaj.
Ndërkaq, më poshtë mund të gjeni listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e shtatorit të Edy Rejas.
🗓 𝐍𝐝𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞𝐭 🇮🇱&🇮🇸 / 📌 𝐓𝐫𝐚𝐣𝐧𝐞𝐫𝐢 𝐑𝐞𝐣𝐚 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐨𝐧 𝐥𝐢𝐬𝐭𝐞̈𝐧 𝐞 𝐥𝐨𝐣𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐟𝐢𝐝𝐚𝐭 𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫𝐞𝐬 pic.twitter.com/WiKwjpXzJ8
— FSHF (@FSHForg) September 16, 2022