Regon kompania “PoFix”: Nuk i dijmë shkaqet e zjarrit, e rëndësishme që nuk ka humbje jetësh

min lexim

Ndërmarrja “PoFix” në depon e së cilës sot shpërtheu zjarr në qytetin e Tetovës, ka dalë me kumtesë publike, pas lokalizimit të zjarrit.

Nga kjo kompani thonë se ende nuk i dijnë shkaqet e zjarrit, ndërsa shprehen të lumtur që nuk ka viktima në njerëz.

“Me keqardhje të thellë ju njoftojmë se zjarri kaploi hapësirat tona të ndërmarrjes Pofix, ndryshe të cilat njihen edhe si ish hapësira të Monopolit në Tetovë. Shkaqet e paraqitjes së zjarrit janë ende të panjohura për ne, por ajo që është me rëndësi jetike është fakti se nuk ka humbje jetësh“.

“Me këtë rast, publikisht i falemenderohemi ekipeve të zjarrëfikësve, kryetarit të Komunës Së Tetovës dhe organeve të rendit të cilët maksimalisht po e bëjnë punën e tyre në terren, si dhe qytetarëve dhe afaristëve të Tetovës të cilët u inkuadruan shuarjen e zjarrit.
Njëkohësisht njoftojmë opinionin publik se zjarri në masë të madhe është shuar. Duke shpresuar për tejkalimin sa më të shpejt të kësaj situate, edhe njëherë, ndërmarrja Pofix, publikisht shprehim keqardhje për këtë fatëkeqësi“, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Ndryshe, zjarri në depon e kësaj kompanie shpërtheu sot rreth orës 09:00, ndërsa për shuarjen e tij u inkuadruan zjarrfikës nga të gjitha qytetet e vendit, ushtria, si dhe inistitucione tjera.

Përveç dëmeve të mëdha materiale që shkaktoi zjarri, edhe disa persona mbetën lehtë të lënduar, të cilët ishin në pjesë e ekipit për shuarjen e tij.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

BIE hapi përfaqësi në Shkup, janë paralajmëruar mundësi të reja për mbështetje

Story i radhës

Aktori turk me origjinë shqiptare bëhet bashkë me aktoren më të pëlqyer turke

Të fundit nga