Regjistrohet rasti i parë me linë e majmunëve në shtetin fqinj

1 minut lexim

Mali i Zi ka raportuar për rastin e parë me linë e majmunëve. Rasti është konfirmuar nga Laboratori i Departamentit të Diagnostifikimit Molekular të Institutit të Shëndetit Publik.

“Rasti i regjistruar është shtetas malazez dhe është në gjendje të mirë të përgjithshme”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga ky institucion.

Mali i Zi i është bashkuar listës së 79 vendeve ku është regjistruar kjo sëmundje, shkruan RTCG.

Instituti për Shëndet Publik i Malit të Zi apelon qytetarët që të respektojnë masat parandaluese higjieno-epidemiologjike dhe të respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur linë e majmunëve emergjencë shëndetësore globale, për shkak të numrit të infektimeve në botë, kryesisht në kontinentin evropian.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Arbana shtatzënë bën atë që s’e bëri gjatë gjithë jetës

Story i radhës

Goditet një grup i madh trafikantësh në Kosovë, prangosen 18 persona: Komfiskuam armë e fishekë

Të fundit nga