Regjistrohen në Brazil dy vdekjet e para në botë nga ethet Oropouche

1 minut lexim

Ministria braziliane e Shëndetësisë ka konfirmuar dy vdekje nga ethet Oropouche në shtetin Bahia. Ato janë të parët e regjistruar në botë.

Sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria, “deri më sot, literatura shkencore botërore nuk kishte raportuar asnjë rast të vdekjeve nga kjo sëmundje”, shpjegon CNN Brazil.

Sipas Sekretariatit të Shëndetësisë të shtetit Bahia, vdekja e parë u regjistrua më 17 qershor. Pacienti ishte 24 vjeç, jetonte në Valença dhe vdiq në muajin mars.

Vdekja e dytë e një gruaje u regjistrua të hënën e kaluar, raporton Agenzia Brasil. Të dy nuk kishin sëmundje themelore dhe shfaqën simptoma të ngjashme me ethet e rënda të dengës.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Qëlloi me armë zjarri teksa lëviztë me makinë në autostradë, e pëson 24-vjeçari

Story i radhës

Slot flet për mundësinë e transferimit të Alexander-Arnold te Real Madridi

Të fundit nga