Regjistrohen mbi 1 mijë raste të reja me COVID-19 në Maqedoni, humbin jetën 24 persona

January 29, 2022
1 minut lexim

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 6.647 testime janë regjistruar 1.837 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja 890 janë në Shkup, Manastir 104, Kavadar 95, Kumanovë 81, Tetovë 68, Prilep dhe Strumicë 60, Gostivar 45, Negotinë 42, Veles 40, Radovish 36, Shtip dhe Gjevgjeli 32, Ohër 31, Kërçovë dhe Koçani 29, Resnjë 22, Strugë dhe Dellçevë 21, Kriva Pallanka 17, Sveti Nikole 16, Bogdanci 15, Vallandovë 13, Makedonski Brod 7, Probishishtip dhe Kratovë 6, Vinicë 4, Berovë, Krushevë dhe Makedonska Kameica 3, Demir Kapi dhe Pehçevë 2, Demir Hsiar dhe Dojran 1.

NGa gjithsej 1.837 raste të reja, 246 prej tyre janë riinfektime, ndërsa po ashtu janë regjistruar edhe 85 pacientë të shëruar dhe 24 persona të tjerë humbën jetën.

Kujtojmë se që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni ka pasur 266.937 raste, ndërsa prej tyre 239.666 janë shëruar dhe 8.362 kanë humbur jetën. Momentalish në Maqedoni ka 18.909 raste aktive.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

A do të ndikojë në idenë e një kryeministri shqiptar, propozimi për shfuqizimin e qeverisë teknike? Përgjigjet Grubi

Story i radhës

Skiatori i njohur tetovar pjesë e Lojërave Olimpike Dimërore ‘Pekin 2022’

Të fundit nga

Gati 3 km kolonë në “Bllacë”

17 Shkup, 25 dhjetor – Ka shkuar në gati tre kilometra kolona e veturave në pikën kufitare “Bllacë”. Nga pamjet e siguruara, pasditen e sotme kolona e automjeteve në dalje të Maqedonisë
ShkoLartë