Regjistrohen 2.019 raste të reja me në Maqedoni, humbin jetën 19 persona

January 26, 2022
1 minut lexim

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 6.119 teste janë regjistruar 2.019 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja 968 janë në Shkup, Manastir 150, Kavadar 104, Kumanovë 75, Tetovë 71, Prilep 64, Veles 62, Strumicë 61, Gjevgjeli 48, Koçani 45, Ohër 41, Shtip 38, Gostivar dhe Resnjë 33, Negotinë 31, Radovish 27, Strugë 26, Kërçovë 24, Sveti Nikole dhe Dellçevë 18, Vallandovë 13, Berovë 12, Vinicë dhe Bogdanci 10, Kriva Pallanka 9, Krushevë, Demir Hisar dhe Makedonski Brod 5, Probishtip, Pehçevë dhe dojran 2 dhe nga 1 në Dibër, Makedonska Kameica dhe Demir Kapi.

Nga gjithsej 2.019 raste të reja, 254 janë riinfektime, ndërsa po ashtu janë regjistruar edhe 973 pacientë të shëruar dhe 19 persona kanë humbur jetën.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 261.347 persona, ndërsa 231.179 prej tyre janë shëruar dhe 8.285 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 21.883 raste aktive me COVID-19.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Prag lufte/ Zyrtarë rusë dhe ukrainas takohen në Paris

Story i radhës

Kuleba: Synimi i Rusisë është destabilizimi i Ukrainës

Të fundit nga

ShkoLartë