Regjistrimi për zgjedhjet e 6 marsit/ Partia e Ballit Kombëtar dërgon shkresë në KQZ

January 31, 2022
1 minut lexim

Partia e Ballit Kombëtar ka dërguar shkresë në KQZ për t’u regjistruar për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit që do të mbahen në gjashtë bashki.

Presidenti Ilir Meta dekretoi 6 marsin si datën e zgjedhjeve të pjesshme në bashkitë e Shkodrës, Durrësit, Dibrës, Vorës, Rrogozhinës dhe Lushnjes.

Image

 

Bashkia Shkodër është prej vitit 2019 pa kryetar të ri, pasi fituesi i zgjedhjeve, Valdrin Pjetri i Partisë Socialiste, e humbi mandatin për shkak të ligjit të dekriminalizimit, pasi kishte të fshehur një dënim në të shkuarën. Detyrën e ushtron kryetarja e vjetër e bashkisë, Voltana Ademi.

Edhe bashkia e Vorës mbeti pa kryetar pasi Agim Kajmaku u bë subjekt i ligjit të dekriminalizimit. Në bashkinë Rrogozhinë ndërroi jetë kryebashkiaku Haxhi Memolla, ndërsa  kryetari i Bashkisë Dibër, Dionis Imeraj, dha dorëheqjen pasi garoi për deputet në listën e PS-së.

Bashkia e Durrësit mbeti gjithashtu pa kryetar pas dorëheqjes në dhjetor 2019 të Valbona Sakos. Bashkia e fundit që mbeti pa kryetar është ajo e Lushnjës në korrik 2021, kur kryetari Fatos Tushe u shkarkua nga Kryeministri pasi u arrestua për korrupsion nga SPAK.

Këto zgjedhje u mbajtën në një situatë konfliktuale politike, pasi opozita vendosi t’i bojkotojë ato, ndërsa vetë presidenti i kishte anuluar me dekret.

Para caktimit të datës ai u konsultua me kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili tha se presidenti ka shkelur Kushtetutën për shumë kohë për këtë çështje.

Partia Demokratike nuk u thirr për konsultime nga presidenti, ndërkohë që shpallja e zgjedhjeve vjen në një moment kur partia më e madhe e opozitës është e përçarë.

Ndërsa nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha këtë të hënë konfirmoi koalicionin me Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI) në zgjedhjet e pjesshme vendore duke e quajtur “Shtëpia e Lirisë”. Sipas tij, po negociohet edhe më partitë e tjera, të cilat duan të jenë pjesë e kësaj “shtëpie”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

KEDS: Në këto komuna do të ketë ndërprerje të rrymës të martën dhe të mërkurën

Story i radhës

Vazhdojnë largimet nga lëvizja Besa!?

Të fundit nga

Osmani dekreton 24 prokurorë, gati gjysma gra

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Prokurorial të Kosovës(KPK), ka dekretuar 24 prokurorë të rinj, ku pothuajse gjysma prej tyre janë gra. Në ceremoninë e betimit para presidentes, prokurorët
ShkoLartë