Regjistrimi në shkollat e mesme në formë elektronike

April 6, 2022
1 minut lexim

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka paralajmëruar se këtë vit regjistrimi në shkollat e mesme do të kryhet në formë elektronike. Gjithashtu nga ky institucion njoftojnë se do të realizohet edhe trajnimi i drejtorëve të shkollave të mesme, të cilët do të njihen me mënyrën e funksionimit të shërbimit të ri elektronik dhe përfitimet e tij.

Prindërit dhe nxënësit, përveç aplikimit për regjistrim në arsimin fillor dhe të mesëm, në mënyrë elektronike mund të aplikojnë edhe për konkurset për bursa, për nostrifikimin e diplomave dhe për akomodimin në konvikte.

Sipas ministrisë kjo do të mundësohet nga shërbimi dixhital “Regjistrimi elektronik i gjimnazistëve” që realizohet në kuadër të projektit “Dixhitalizimi i shërbimeve në sektorin e arsimit”, i mbështetur nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës Britanike në Shkup.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ambasadori Hill shënon përvjetorin e fillimit të bombardimeve të Beogradit

Story i radhës

Ilmi Selami: Nuk janë vetëm maqedonas 132 mijë persona pa përkatësi etnike, aty ka edhe shqiptarë

Të fundit nga

ShkoLartë