Regjistrimi në këtë program nuk është i hapur deri vitin e ardhshëm ndërsa i afrohemi datës së fundit të mbështetjes.

min lexim

Dy folës të suksesshëm, jo vetëm në vetëm në skenën shqiptare të AllWeb por edhe nëpër botë rikthehen në konferencën AllWeb që do të mbahet në nëntor në Tiranë. Ata janë Matt Desmier dhe Ivan Brezak Brkan. Për ju që nuk i keni takuar më parë dhe nuk doni të humbisni këtë mundësi, ja çfarë sjellin Matt Desmier dhe Ivan Brezak Brkan

Pavarësisht nëse punon për veten, apo për të tjerë, produkti i tij ka qenë gjithmonë i njëjtë: u ofron agjencive, bizneseve dhe kompanive të mëdha qartësi, njohuri dhe frymëzim.

Aktualisht, kjo shprehet përmes qasjes në morinë e talenteve brenda Universitetit të Bournemouth (dhe ka shumë prej tyre) për të nxitur rritjen ekonomike në një gamë të gjerë industrish.

“Keni nevojë për një pozicion të ri marketingu? Doni të zbuloni disa njohuri? Po mendoni të zhvilloni produkte dhe shërbime të reja? Po nisni një qasje të bazuar në përmbajtje dhe doni të dini nga të filloni… Unë jam njeriu juaj”, thotë Desmier.

Mendoni për atë mentorin e besueshëm. Atë që di shumë gjëra dhe njeh shumë njerëz. Atë mentor që është i mençur përtej viteve të tij dhe personin për të cilin e dini se gjithmonë do të ketë përgjigjen e duhur.

Nëpërmjet bisedave, veprimeve interaktive dhe eventeve në shkallë të gjerë, ai do t’ju ndihmoj të rrisni biznesin, markën ose agjencinë tuaj.
Mund të ketë shumë njerëz të tjerë të zgjuar që flasin rreth gjërave që ai nuk flet, organizojnë aktivitete të ndryshme dhe ndihmojnë në zhvillimin e eventeve më të mëdha dhe më të mira. Por ai:

  • Themeloi Silicon Beach, një nga festivalet kryesore të ideve dhe inovacionit në Mbretërinë e Bashkuar;
  • Bashkëthemeloi Open Sauce, një seri eventesh dhe revistash për biznese ambicioze, guximtare dhe kurioze.
  • Më parë drejtonte një inkubator të suksesshëm, duke lançuar 75 biznese për 5 vjet me një shkallë mbijetese prej 95%;
  • Në vitin 2018 u rendit në listën DIMA e 50 Advocates për Barazi.
  • Në vitin 2016 u emërua në listën Maserati 100 të sipërmarrësve socialë nga Qendra për Sipërmarrës
  • Në vitin 2015 u emërua si Kapioni i 10-të Digjital nga Shoqata Britanike e Mediave Interaktive
  • Në vitin 2015 ishte Runner-Up në Digital Leaders’ SME Digital Leader of the Year
  • Flet rregullisht mbi tema si markimi, inovacioni dhe E Ardhmja e…, duke folur në SHBA, Greqi, Australi, Malin e Zi, Maqedoni e Veriut, Kuala Lumpur dhe në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar;

Ivan Brezak Brkan

Ivan është themeluesi dhe redaktori i Netokracija, “Techcrunch i Ballkanit”, të cilin e themeloi në moshën 22 vjeçare. Forbes e ka quajtur atë “Aristokrati i internetit” në numrin e saj të veçantë për “generatën digjitale që nuk i intereson për kufij”. Si konsulent për përmbajtjen digjitale, Ivan ka ndihmuar marka si Mastercard, A1, Microsoft dhe banka Raiffeisen me marketingun e përmbajtjes dhe brandimin e punëdhënësve.

Me Netokracija, Ivan gjithashtu themeloi disa nga eventet më të respektuara teknologjike/biznesore në rajon: OMGcommerce, si konferenca më e madhe e tregtisë elektronike në Evropën Juglindore dhe RockPaperStartups, si konferenca më e mirë për startupet rajonale. Para kësaj, ai bashkëorganizoi konferencën e parë të startup-eve në Kroaci, Web.start, si dhe Barcamp-in e parë në vend. Në mënyrë private, Ivan organizoi #TweetupZg, mbledhjen më të madhe të përdoruesve të Tweetup në Kroaci.

Para të gjithave këtyre, Ivan ishte gazetar që shkruante për revistat më të mira kroate të teknologjisë dhe biznesit si Bug, Mreža, Plan B dhe Lider. Ndërsa ishte freelancer, Ivan ishte shkrimtari kryesor për Freelance Switch, revista më e madhe për freelancerët në botë.

Burimi: pcworld.al

Story i mëparshëm

Teuta pa trajner përballë Partizanit

Story i radhës

MD-Maqedoni: Kodi i ri Penal është kompletuar dhe i është dorëzuar KE-së për mendim

Të fundit nga