Regjim i posaçëm i komunikacionit nesër në Shkup për shkak të garës me biçikleta, rolerka, trotinetë, gara për fëmijë dhe prindër me karroca për fëmijë

May 31, 2025
1 minut lexim

Shkup, , 31 maj – SPB Shkup njofton qytetarët se nesër duke filluar nga ora 17:00 deri në 18:00, për shkak të mbajtjes së një gare me biçikleta, rolerka, trotinetë, gara për fëmijë dhe prindër me karroca për fëmijë, Njësiti i Sigurisë në Komunikacionin Rrugor do të marrë masa për një regjim të posaçëm trafiku, me ç’rast trafiku do të riorientohet në rrugët përreth.

“Gara do të fillojë nga pozicioni i nisjes te Porta Maqedonia, djathtas përgjatë rrugës ,,Dimitrie Çuposki’’, djathtas përgjatë rrugës ,,Vasill Gllavinov’’, drejt përgjatë bulevardit ,,VMRO’’, majtas përgjatë blvd.,,Ilinden’’ deri në kryqëzimin me rrugën ,,Naum Naumovski Borçe’’ – Parku i Qytetit te monumenti i Goce Dellçevit”, kumtoi SPB Shkup.

Prej aty ju bëjnë thirrje gjithë qytetarëve që marrin pjesë në trafik të respektojnë urdhrat e dhëna nga nëpunësit policorë në rrugët ku do të zhvillohet eventi.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Maqedonia plaket me ritëm të shpejtë, deri në 2050, çdo i pesti person do të jetë në moshë mbi 60 vjeç

Story i radhës

“Nuk arritëm të fitonim, përballë kishim një parti-shtet”- Vokshi në asamblenë e IDC-CDI

Të fundit nga

Sërish lëkundje tërmeti në kryeqytet

Janë ndjerë sërish lëkundje sizmike në kryeqytet. Sipas raportimeve paraprake, magnituda ka qenë 3.4 ndërkohë që thellësia e epiqendrës është 5 km. Epiqendra e lëkundjeve sizmike raportohet të jetë në Nikël. Ndërkohë
sqmken
ShkoLartë