Komesari i Garave i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Istref Sadriu, refuzon ankesën e klubi të hendbollit Prishtina (femrat).
Prishtina u ankua bë KG të FHK-së, se veprimi i fundit i Ferizajt ka qenë i parregullt se është nisur topi nga qendra.
Burimet tona bëjnë të ditur, ankesa është refuzuar. KG i FHK-së, pasi ka shikuar të gjitha detajet, e ka refuzuar ankesën, e cila sipas tij, nuk ka asnjë bazë që është dëmtuar dhe as që do të riluhet ndeshja në vazhdime dy herë nga pesë minuta, një variant që u përfol që nga orët e vona të mbrëmjes së djeshme.
Mbetet rezultati i ndeshjes së mbrëmshme, Prishtina – Ferizaj 29:30.
Ferizaj triumfon në seri të fitoreve me 2:1 dhe kualifikohet në finale, ku të shtunën në orën 20.30 takohet me Istogun vendas, në finalen e parë të madhe të play-off-it të Superligës së Kosovës.