refuzohet ankesa e kurtit per gjoben prej 250 eurosh per refuzim te deshmise ne prokurori 68023a1792c0a

Refuzohet ankesa e Kurtit për gjobën prej 250 eurosh për refuzim të dëshmisë në Prokurori

April 18, 2025
1 minut lexim

Gjykata Themelore në Prishtinë- kolegji shqyrtues i gjyqtarëve, ka refuzuar ankesën e Kryeministrit Albin Kurtit për gjobën prej 250 euro, e cila iu shqiptua për mosparaqitje në Prokurorinë Speciale për të dëshmuar në cilësinë e dëshmitarit për rastin e rezervave shtetërore.

Kështu kanë bërë të ditur burime të “Betimi për Drejtësi” brenda Qeverisë.

Lidhur me atë nëse kanë pranuar vendimin e Themelores dhe në rast se e kanë kryer pagesën e gjobës, media ka tentuar të kontaktojë me zëdhënësin e Qeverisë, Përparim Kryeziu, mirëpo i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.

Ndryshe, media vazhdimisht ka kërkuar nga Gjykata dhe Prokuroria përgjigje lidhur me rastin e gjobës ndaj Kurtit, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Më 2 prill 2025, kryeministri Kurti tha para gazetarëve se nuk duhet të mërziten kur ai dënohet ndonjëherë. Këtë deklarim, ai e bëri pasi u pyet për gjobën e Gjykatës Themelore në Prishtinë

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kishte urdhëruar Kurtin që të paraqitet për të dhënë dëshminë e tij në cilësinë e dëshmitarit më 4 mars 2025, në ora 10:00, në PSRK. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

industria ushtarake nje front i ri punesimi rama po pergatisim edhe hapjen e akademise se piloteve 680230b3915bf
Story i mëparshëm

Industria ushtarake/ “Një front i ri punësimi”, Rama: Po përgatisim edhe hapjen e Akademisë së Pilotëve

mark zuckerberg thote se tiktok ka demtuar rritjen e aplikacioneve te meta 68023ce18b7f0
Story i radhës

Mark Zuckerberg thotë se TikTok ka dëmtuar rritjen e aplikacioneve të Meta

Të fundit nga

Një amerikane të KBF Junior 06 Mon Bau

Ekipi nga Prizreni, Junior 06 Mon Bau, ka synime të mëdha për edicionin e ri 2025-2026. Qysh tani kanë nisur përgatitjet për edicionin e ri, që të jenë një ekip sa më
ShkoLartë