Refuzimi për ekstradim të serbit të akuzuar për krim lufte në Kosovë nga ministri malazez – flasin nga Ministria e Drejtësisë

Ministri i Drejtësisë në Malin e Zi, Marko Kovaç ka refuzuar kërkesën e Kosovës për ekstradimin e shtetasit serb, Momçilo Vutkoviq, i akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile. Me këtë vendim të ministrit nuk po pajtohen nga Ministria e Drejtësisë në Kosovë, e udhëhequr nga Albulena Haxhiu.

Nga ministria në përgjigje për median konfirmuan që kërkesa për ekstradim ishte bërë përmes një vendimi të lëshuar nga Interpol.

Ndërkohë, kanë deklaruar se kanë vërejtur qe ministri malazez është “lëshuar në shqyrtim të provave”.

Madje theksojnë se këto vendime janë marrë në ditët e fundit të mandatit të tij si ministër.

Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës e konfirmon se për rastin e Vuksanović, e ka pranuar vendimin përmes Interpolit, ndërsa ende është në pritje të vendimit përmes Ministrisë së Drejtësisë të Malit të Zi”, thuhet në përgjigjen e tyre për Insajderin.

Nga ajo çka kemi vërejtur në shikim të parë është se ish ministri i Drejtësisë është lëshuar në shqyrtim të disa provave, të cilat janë nda me autoritetet malazeze gjatë parashtrimit të kërkesës për ekstradim dhe madje i njëjti e konteston vendimin për fillimin e hetimeve të nxjerr nga prokurori ndërkombëtar dhe vendimet e gjyqtarit ndërkombëtar nga ish misioni Evropian për Sundim të Ligjit EULEX”, thuhet në përgjigjje.

Si rrjedhojë, ministria Haxhiu ka deklaruar se presin reflektim nga Qeveria e re në Malin e Zi.

Nga informatat që i kemi, për këtë rast, Prokuroria Speciale (EULEX) në atë kohë kishte siguruar prova edhe nga ICTY dhe nga Prokuroria për Krime Lufte e Serbisë. Vlen të ceket si ish ministri i ka marr këto vendime në ditët e fundit të mandatit të tij, me të cilat vendime nga deklarimet publike të Qeverisë së re të Malit të Zi, të njëjtit nuk pajtohen dhe presim reflektim nga ana e tyre. Prandaj, Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës nuk pajtohet me këtë vendim dhe do të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për këtë rast”.

Story i mëparshëm

Gjykata e Gjirokastrës vendos burg pa afat për shoferin e autobusit që ngacmoi seksualisht nxënësen

Story i radhës

Problemi i Nagelsmann është mbrojtja

Të fundit nga