“Refuzimi i zgjidhjes me dy shtete, i papranueshëm”, Guterres: Konflikti në Gaza do të zgjatej pafundësisht

January 20, 2024
1 minut lexim

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres e ka konsideruar si të papranueshme refuzimin për zgjidhjen me dy shtete për izraelitët dhe palestinezët ndërsa intensifikohet lufta në Gaza.

“Refuzimi për të pranuar zgjidhjen me dy shtete për izraelitët dhe palestinezët dhe mohimi i të drejtës për shtet popullit palestinez është i papranueshëm”, deklaroi Guterres në ceremoninë e mbylljes së samitit të 19-të të Lëvizjes së të Paangazhuarve në Kampala të Ugandës.

“Kjo do të zgjaste pafundësisht konfliktin, i cili është bërë një kërcënim i madh për paqen dhe sigurinë globale, do të përkeqësonte polarizimin dhe do të inkurajonte ekstremistët kudo.

E drejta e palestinezëve për të ndërtuar shtetin e tyre duhet të njihet nga të gjithë”, theksoi Guterres.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Ronaldo – lojtari i ri i Shkendijës 

Story i radhës

Android 15 rikthen një veçori të munguar prej kohësh

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë