Kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko ka kritikuar kancelarin gjerman Olaf Scholz, pasi ky i fundit deklaroi se është e gabuar t’u mohohet plotësisht viza rusëve.
“Civilët rusë po luftojnë në Ukrainë, duke torturuar dhe vrarë ukrainas dhe fëmijë paqësorë, duke shkatërruar qytetet dhe fshatrat tona.
Shumica e qytetarëve rusë mbështesin politikat e Putinit dhe ambiciet e tij të përgjakshme perandorake”, shkroi 51-vjeçari në rrjetet sociale.
Deklarimin e bëri pas një telefonate me kolegen e tij nga Berlini, Franziska Giffey.